2011-08-14 17:34:38

Papa: jemi të thirrur të rritemi në fe e ta pranojmë Zotin në dhuratën e dashurisë


“Miq të dashur, edhe ne jemi të thirrur të rritemi në fenë tonë në Zotin, ta hapim zemrën e ta pranojmë me liri dhuratën e Hyjit. Kjo është udha që Jezu Krishti u kërkoi ta bëjnë nxënësve të vet, gruas kananease e njerëzve të çdo kohe e populli, e çdo njërit prej nesh”. Kështu tha Papa Benedikti XVI gjatë lutjes së sotme të Engjëllit të Tënzot në mesditë në Kastelgandolfo, duke komentuar pjesën ungjillore të kësaj së diele që flet mbi gruan nga Kananea e takimin e saj me Krishtin.

“Feja na hap dhe na ndihmon ta njohim e ta pranojmë identitetin e vërtetë të Jezu Krishtit, risinë e tij dhe të qenët të tij unik, Fjalën e tij, për të jetuar një marrëdhënie personale me Të – shpjegoi Papa – Të njohësh fenë është dhuratë e Zotit, i cili na dëftohet jo si një entitet abstrakt pa fytyrë e pa emër, por si Person, si Qenie, që dëshiron të hyj në një marrëdhënie dashurie të thellë me ne dhe ta përfshirë e bëjë pjesë të kësaj marrëdhënie tërë jetën tonë. Për këtë, çdo ditë, zemra jonë duhet ta jeton përvojën e kthimit tek Hyji, të kalon nga njeriu që përkulet mbi vetveten, tek njeriu i hapur para veprimit të Zotit, tek njeriu shpirtëror (krh 1Kor 2,13-14), që lejon Fjalën e Zotit ta përshkon dhe ta hap jetën personale ndaj Dashurisë së tij Hyjnore”.

Feja është dhuratë që shpesh arrin pas një udhe të mundimshme, thua se Zoti shpeshherë kërkon prej nesh të ndiqet, të arrihet. Për këtë, shpjegoi Papa duke cituar shën Agostinin, në ngjarjen ungjillore të kësaj së diele në takim me gruan kananease “Krishti tregohet indiferent ndaj sa, jo për t’ia refuzuar mëshirën, por për të ndezur më shumë dëshirën e rritur fenë”. E kur e merr përgjigjen prej gruas që shkon përtej çdo shprese e pengese, “Jezusi mbretet i mahnitur për një përgjigje me fe kaq të madhe e të gjallë”.

“Të dashuri vëllezër e motra – vijoi Benedikti XVI – çdo ditë ta ushqejmë fenë tonë, me dëgjimin e thellë të Fjalës së Zotit, me kremtimin e Sakramenteve, me lutjen personale dhe me vepra dashurie e bamirësie ndaj të afërmit. T’i lutemi e të kërkojmë ndërmjetësimin e Virgjërës Mari, të cilën nesër e kundrojmë në lavdinë e saj të ngjitur në qiell me shpirti e me trup, që të na ndihmojë ta kumtojmë e ta dëshmojmë me jetë gëzimin që buron nga takimi ynë me Zotin”.







All the contents on this site are copyrighted ©.