2011-08-13 10:58:48

Shenjtorët e javës 14 – 21 gusht


14 gusht, Kisha Katolike kremton të dielën XX të vitit kishtar. Po në këtë ditë përkujtohen shën Masimilian Kolbe, martir gjatë nazizmit, shën Alfredi, ipeshkëv e shën Euzebi, romak.

Të hënën, 15 gusht, besimtarët katolikë kremtojnë Zojën e Madhe, festën e të Ngjiturit të Shën Marisë Virgjër në qiell. Po në këtë ditë kremtohen edhe shën Tarçizi, martir romak e shën Stanislao Kostka, jezuit.

Të martën, më 16 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Shtjefnin, mbret i Hungarisë dhe shën Rrokun, shtegtar.

17 gusht, ditën e mërkurë, festojmë shën Euzebin, papë e martir, shën Kiarën e Montefalkos, abateshë agostiniane dhe shën Gjovanën Delanù.

Të enjten, 18 gusht, Kisha Katolike përkujton shën Agapiton, martir dhe shën Helenën, perandoreshë.

19 gusht, të premten, kremtojmë festën liturgjike të shën Gjonit Eudes, meshtar, themelues u Eudistëve, shën Sikstin III, papë dhe shën Manjon, martir.

20 gusht, ditën e shtunë, përkujtohen shën Bernardi, abat e doktor i Kishës, shën Samueli, profet, shenjtja Maria de Matias, virgjër, themeluese e Motrave Adhuruese të Gjakut të Krishtit.

E diela e ardhshme, 21 gusht, është e 21-ta e vitit kishtar. Në këtë ditë kremtojmë shën Piun X, papë.







All the contents on this site are copyrighted ©.