Lux in Arcana – Arkivi Sekret i Vatikanit lajmëron për dokumentin e shtatë të ekspozitës
Pak më shumë se një muaj, që nga shpallja e Ekspozitës “Lux in arcana – Arkivi Sekret
i Vatikanit zbulon vetveten”, e cila do të hapet në shkurt të vitit 2012 në Muzeun
Kapitolin të Romës, një dokument tjetër vendoset në faqen e internetit të ekspozitës
. Me një komunkatë për shtyp, organizatorët ftojnë të vizitohet faqja e internetit,
për të zbuluar se cili është ky dokument. Gjashtë të parët janë: “Dictatus Pape” e
Gregorit VII, bula e shfronëzimit të Federikut II, letra e anëtarëve të Parlamentit
anglez për Papën Klementi VII mbi çështjen e martesës së mbretit Henriku VIII, aktet
e procesit të Galileo Galileit, letra mbi sektin e perandoreshës Helenë në Kinë dhe
letra mbi lëvozhgën e mështeknës, shkruar nga indianët e Amerikës për Papën Leoni
XIII. Gjithashtu, në faqen e internetit mund të gjenden shumë informacione, përshkrime
dokumentesh, prapaskena mbi personazhe të ndryshme e kuriozitete nga Arkivi Sekret
i Vatikanit, që pasurohen nga java në javë. Ekspozita “Lux in arcana”, me rastin e
400 vjetorit të themelimit të Arkivit Sekret të Vatikanit, dëshiron të tregojë e shpjegojë
si është e si funksionon Arkivi i Papëve, ta bëjë të dukshme të padukshmen e ta përcjellë
vizitorin në mrekullitë, që ruhen në rreth 85 km e shtrirjes së Arkivit.