2011-08-11 15:22:32

Kamerun në Britaninë e Madhe: keqbërësit do ta paguajnë


Nata e pestë, që nga fillimi i trazirave në Britaninë e Madhe, kaloi relativisht e qetë, edhe falë disllokimit 16 mijë policëve vetëm në kryeqytetin e vendit. Kryeministri Dejvid Kamerun deklaroi se ata do të qëndrojnë në Londër së paku deri të dielën. Sot, Parlamenti u mblodh në sesion të jashtëzakonshëm e, edhe nga podiumi i tij, Kamerun i kërcënoi ata, që u vunë zjarr e hekur qyteteve, se do ta paguajnë rëndë penalisht. Në rast se në të ardhmen do të verifikohen situata të ngjashme, tha kryeministri, mund të vlerësohet edhe përdorimi i ushtrisë. Madje, burime anonime qeveritare thonë se ekziston propozimi për të ndaluar zyrtarisht mesazhet përmes rrjeteve shoqërore si Tuiter ose Facebook, në rast problemesh. Policia po kontrollon shtëpi më shtëpi për të arrestuar mëse 100 vetë, për të cilët është lëshuar mandatarresti.







All the contents on this site are copyrighted ©.