2011-08-11 16:03:30

Ekspozitë multimediale në Madrid: “Krishti, gur i këndit i qytetërimit të ri”


Parlamenti Universal i Rinisë i lëvizjes neokatekumenale “Identes” u bën thirrje të gjithë të rinjve të marrin pjesë në ekspozitën multimediale, që do të hapet në Madrid më 12 gusht e do të vazhdojë deri më 19 të këtij muaji. Titulli i saj është i qartë: “Krishti, gur i këndit i qytetërimit të ri”. Ekspozita bën pjesë në veprimtaritë kulturore të Ditës Botërore të Rinisë në Madrid. Ekspozita me video, poezi, shkrime, imazhe, fotografi etj., është menduar sipas 10 pikave të Magna Charta të Parlamentit Universal të Rinisë:
    Njeriu është i hapur për transhendencën
    Familja
    Marrëdhëniet ndërpersonale
    Shoqëria civile
    Politika
    Puna
    Ekonomia
    Marrëdhëniet edukative
    Rrjetet e komunikimit
    Ambienti









All the contents on this site are copyrighted ©.