2011-08-09 15:43:36

Siria: Turqia dhe vendet e Gjirit Persik të rishikojnë qëndrimet e tyre


Në Siri vazhdojnë vrasjet e duket se nuk mjaftojnë 1.700 viktimat që regjimi i Bashar Al-Asadit ka shkaktuar që nga mesi i marsit të këtij viti. Edhe sot janë vrarë së paku 20 vetë në ndeshjet me forcat e ushtrisë. Ndërkaq, Damasku mbetet gjithnjë e më tepër i vetmuar, për shkak të tërheqjes së ambasadorëve të vendeve arabe. Dje u larguan ambasadorët e Arabisë Saudite, të Kuvajtit e të Bahreinit. Sot, ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu ndodhej në Siri për të biseduar me presidentin Bashar al-Asad. Më 14 gusht do të mbahet një mbledhje e vendeve arabe të Gjirit Persik për të diskutuar mbi dhunën siriane, të cilën para dy ditësh e dënoi edhe Lidhja Arabe e mbreti saudit e quajti “të papranueshme”. Siria, siç shkruan në editorialin e sotëm gazeta kryesore e regjimit, shpreson që të gjitha këto vende t’i rishikojnë qëndrimet e tyre e t’i njohin Damaskut të drejtën për “të shtypur aksionet terroriste, që i pëson edhe vetë popullsia”, siç shkruhet në faqen e parë.








All the contents on this site are copyrighted ©.