2011-08-09 11:07:58

DBR: nga Rumania do të jenë të pranishëm më se njëmijë të rinj


Të rinjtë rumunë tashmë janë gati për nisje: i pret Dita e tyre Botërore, i pret Madridi, i presin qindra mijëra bashkëmoshatarë, nga të katër anët e botës. E është pikërisht dëshira për ta jetuar së bashku këtë ditë, që i nxit kaq shumë të rinjtë, kryesisht nga dioqezat romano-katolike të vendit e nga të pesë heparkitë greko–katolike, por edhe nga realitete të tjera kishtare e jo. Do t’i shoqërojnë katër ipeshkvij e disa priftërinj, rregulltarë e rregulltare, edhe ata, kryesisht të rinj. Janë përgatitur ditë me radhë, e jo vetëm të rinjtë, që do të nisen drejt Madridit, por edhe ata, që do të mbeten në Rumani, prej nga do ta ndjekin, me mjete e rrugë të ndryshme, Ditën e tyre Botërore, me temë “Të rrënjosur e të bazuar në Krishtin, të fortë në fe”. Kanë tashmë edhe kanalin e posaçëm në internet, me adresë , si dhe faqen e facebook në gjuhën rumune, përmes së cilës të gjithë mund të mësojnë lajmet e fundit, për ngjarjen më të re të kontinentit të vjetër, këto ditë të nxehta gushti, sepse ngjarje, e cila përfshin gjakun më të ri, që rrjedh në damarët e mbarë botës.








All the contents on this site are copyrighted ©.