2011-08-08 17:53:52

Ndeshje në Londër: mëse 100 të arrestuar


Pas natës së dytë të revoltave në Londër, policia britanike arrestoi mëse 100 vetë. Konflikti lindi të shtunën në lagjen Totenhem, kur protestat për vrasjen e së enjtes të Mark Dagën, 29-vjeçar me ngjyrë, degjeneruan në shkatërrime e plaçkitje. Tensioni ndërmjet banorëve të zonës dhe forcave të rendit u shtri më pas në lagje të tjera në veri të kryeqytetit dhe në Brikston, në jug. Gjatë dy ditëve, janë plagosur së paku 35 agjentë të policisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.