Wollfarth: regjistrimi i popullsisë i domosdoshëm, qytetarët të marrin pjesë
Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth, e cilëson regjistrimin
e popullsisë si një proces të domosdoshëm për vendin. Gjatë një prononcimi për
mediat, Wollfarth ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e këtij procesi, duke theksuar
se ai ka vlera për zhvillimin e tyre. "Qytetarët të marrin pjesë në regjistrim,
pasi ai ka vlera për zhvillimin e tyre. Regjistrimi është një proces i rëndësishëm
edhe për zhvillimin e vendit", tha sot ambasadori Wollfarth gjatë një takimi me kryetarin
e Bashkisë së Përmetit, ndërsa dje ka pasur takime edhe në Himarë. Gjatë vizitës
së tij në jug të vendit, Wollfarth ka dhënë edhe vlerësimet e tij mbi turizmin, bujqësinë,
infrastrukturën, etj. Ligji për regjistrimin e popullsisë është miratuar në parlament,
si dhe është dekretuar nga Presidenti Bamir Topi.(nga ATSH-ja)