25 vjetori i shugurimit meshtarak i don Kolë Thaçit.
Sot Kisha kremton përkujtimin e shën Gjonit Maria Vianej, pajtorit qiellor të pritave
famullitarë. Një shembull i shndritshëm meshtarie të cilin Papa Benedikti XVI e ka
kujtuar shumë herë në fjalimet e në katekizmat e tij. Këtij shenjti, Papa i kushtoi
Vitin Meshtarak, me rastin e 150-të vjetorit të “lindjes së tij për qiell”, duke e
paraqitur si shembull për të gjithë meshtarët e botës. E ne sot, në përkim me festën
liturgjike të shën Gjonit Maria Vianej, po shënojmë një jubile meshtarak të priftit
famullitar të bashkësisë kishtare të Shën Mihillit Kryengjëll të fshatit Doblibare
të Gjakovës, 25 vjetorin e shugurimit meshtarak të don Kolë Thaçit. Gota
e bekimit, të cilën ne bekojmë a nuk është bashkim me Gjakun e Krishtit? Po edhe buka
të cilën ne e ndajmë, a nuk është bashkim me Trupin e Krishtit? Këto fjalë plot domethënie,
don Kolë Thaçi i shkroi në figurën e kujtimit të 26 vjetorit të shugurimit të tij
meshtarak. Mbi këtë jubile, domethënien e meshtarisë sot, misionin dhe rolin e
priftit në shoqërinë bashkëkohore, të dëgjojmë don Kolë Thaçin në mikrofonin e don
David Gjugjës..