2011-08-03 16:58:13

Në Varshavë përfundoi takimi i presidencës polake të Bashkimit Evropian me Komisionin e Episkopateve të Bashkimit Evropian (Comece).


Bashkëjetesa ndërmjet popujve, ndryshimet e vrullshme demografike e zija e bukës në Afrikë: ishin këto temat kryesore, që u trajtuan në takimin e Varshavës, më 28 korrikun e kaluar. Pjesëmarrës në takim, përfaqësuesit e Komisionit të Episkopateve të Bashkimit Evropian dhe autoritetet e Polonisë, presidente turni e Bashkimit Evropian. Argumenti i parë, që trajtoi Ministri polak i Punëve të Jashtme, Radoslav Sikorsi, ishte partneriteti me vendet lindore, objektiv që duhet arritur duke dendësuar punën për integrimin politik dhe ekonomik, në kuadrin më të gjerë të pajtimit ndërmjet popujve, parë edhe në dritën e persekutimit të të krishterëve në shumë vende të botës. Lidhur me këtë, Konferenca ipeshkvnore polake po përgatit një deklaratë pajtimi me Kishën ortodokse ruse, ndërsa Comece është ftuar për të marrë pjesë, me cilësinë e vëzhguesit, në Samitin II të partneritetit lindor, që do të mbahet në Varshavë, shtatorin e ardhshëm. Përsa u përket ndryshimeve klimaterike, presidenca polake është impenjuar të përmirësojë politikat familjare në kontinent – u theksua gjatë takimit – ku u vu në mënyrë të posaçme theksi mbi pushimin e së dieles. Në këtë kuadër, Besëlidhja evropiane për të Dielën mori nismën ta mbrojë ditën e pushimit të punëtorëve, duke i kushtuar vëmendje të veçantë shëndetit të tyre dhe ekuilibrit familjar. Bashkimi Evropian, në përfundim, aderoi në Vitin evropian të vullnetariatit, ndërsa lidhur me shkretimitn e mëtejshëm të Bririt të Afrikës, paraqiti projektin “E diela e solidaritetit”, që do të organizohet në Poloni, në bashkëpunim me Karitasin.







All the contents on this site are copyrighted ©.