2011-08-03 18:42:24

Etika, në qendër të ballafaqimit, organizuar nga Sekretariati për veprimtari ekumenike.


Gjatë gjithë javës, në Kiançano-Terme të Italisë, përfaqësues të emërtimeve të ndryshme të krishtera, të botës hebraike dhe të asaj myslimane, të mbledhur në sesionin e 48-të veror të formimit, organizuar nga Sekretariati i veprimtarive ekumenike, analizuan ndryshimet ndërmjet feve në fushën etike. Fryti kryesor i takimit, sipas një shkrimi kushtuar ngjarjes nga gazeta vatikanase ‘L’Osservatore Romano”, duhet parë në përpjekjen për të ndryshuar vizionin mbi ndryshimet në fushën etike, duke kaluar nga vërejtjet për problemet, që kanë të bëjnë me larmitë, në përpjekjen për t’i jetuar e për t’i zgjidhur praktikisht, parë si stimul për nxitjen e ballafaqimit. Lidhur me temat e veçanta, kushtuar moralit seksual, u fol edhe për ndryshimin kryesor të bashkësive kishtare perëndimore nga ato lindore. Perëndimi, u theksua, është më i vëmendshëm ndaj subjektit njerëzor, ndërsa ortodoksia i kushton më shumë vëmendje këndvështrimit shpirtëror. U vu theksi edhe mbi përmasën komunitare, mbi dallimin e vlerave morale nga antivlerat dhe mbi rrënjët biblike të etikës protestante.U theksua, në përfundim, se teologjia katolike po jeton një periudhë, atë të përtëritjes pas konciliare, akoma të papërfunduar.







All the contents on this site are copyrighted ©.