2011-08-03 16:59:28

Briri i Afrikës: 13 milion vetë vuajnë nga zia e bukës


Janë 13 milion, personat e goditur nga thatësira e nga zia e bukës në Bririn e Afrikës. Pavarësisht se shifra merrej me mend, të dhënat e fundit dramatike të Programit Ushqimor Botëror konfirmojnë frikën dhe shkojnë përtej parashikimeve. Vetë organizata e OKB-së ka filluar shpërndarjen e ndihmave humanitare në zonë, sidomos në Somali. Ndërkaq, SHBA-të njoftuan se do të lehtësojnë sanksionet kundër milicive islamike Shabaab për të garantuar mbërritjen e ushqimeve, të veshmbathjeve e të ilaçeve në Somali.







All the contents on this site are copyrighted ©.