2011-08-02 15:08:30

Kosovë: KFOR-i kërkon më shumë trupa pas tensioneve në pikat kufitare


“Dhuna është e papranueshme e zgjidhja e vetme është kthimi tek dialogu”, për këtë Kfori “do të mbajë angazhimin e vet për rivendosjen e qetësisë” në zonën veriore të Kosovës. Kështu pohoi zëdhënësi i Natos Carmen Romeno.
Forcat e Natos në Kosovës (Kfor) janë neutrale dhe rritja e numrit të trupave që është kërkuar sot, është vetëm për arsye të “lëvizjeve taktike për planin e sigurisë”: kështu tha sot një zëdhënës i Natos në Bruksel. “Kërkesa për forca më të mëdha nga ana e Kforit nuk është shenjë e përshkallëzimit të dhunës në Kosovë”, shpjegoi zëdhënësi Carmen Romero, duke saktësuar se si situata në terren është në “përmirësim e sipër”. Nato, shtoi ai, “nuk merr pjesë në konfrontimin që po zhvillohet në Kosovë e mbretët neutrale”.
KFOR i ka njoftuar se situata në veri është relativisht e qetë, por ende e tensionuar. "Trupat e KFOR it i kanë nën kontroll dy pikat e kalimit kufitar në Jarinje (Porta 1) dhe Bernjak (Pika 31)", thuhet në komunikatën e KF0R-it. Ushtarët e KFOR i po patrullojnë dhe kontrollojnë zonën e Zubin Potokut dhe vendet tjera në veri. Edhe policia e Kosovës konfirmon se nata e mbrëmshme ishte e qetë dhe ka kaluar pa incidente.
Në një deklaratë të djeshme, KFOR-i konfirmoi ekzistencën e snajperave serbë dhe njerëzve të armatosur në veri të Kosovës. Forca ushtarake për vendosjen e ligjit në Kosovë është shprehur e vendosur për t’u ballafaquar me ta.







All the contents on this site are copyrighted ©.