2011-08-02 15:51:57

BE i kërkon Kosovës e Serbisë t'u kthehen bisedimeve


Bashkimi Evropian vazhdon përpjekjet për uljen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërmjetësi evropian në bisedimet midis dy palëve, Robert Kuper, po viziton Prishtinën, pas qëndrimit të dje në Beograd. "Kemi pasur një sasi tensionesh gjatë javëve të kaluara, ne duhet t'i shmangim ato. Duhet t'iu kthehemi bisedimeve dhe negociatave", tha Majkëll Men, zëdhënës i shefes për politikë të jashtme të BE së. "Bashkimi Evropian pret të shohë përparim të shpejtë dhe thelbësor. Dhuna nuk do të tolerohet kurrë dhe veprimet e njëanshme të njërës ose tjetrës palë nuk janë të dobishme", u tha Men gazetarëve në Bruksel. Situata në veri të Kosovës është përkeqësuar pas aksionit të forcave speciale të Policisë së Kosovës për të vënë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31.







All the contents on this site are copyrighted ©.