Çështja e emigracionit nga vendet arabe vazhdon të jetë problematike. Një tragjedi
tjetër u luajt gjatë natës së djeshme në afërsi të Lampeduzës në Itali. Në një barkë,
të ndihmuar nga Roja Kufitare, u gjetën 25 kufoma njerëzish të asfiksuar nga gazrat
e motorrit. Në tokë zbritën 271 të huaj të tjerë, ndër të cilët 36 gra e 21 fëmijë,
ardhur nga Libia. Ndërkaq, emigrantët e një qendre në Bari, po në Itali, kanë bllokuar
hekurudhën dhe rrugën kryesore shtetërore, për të protestuar kundër kohëve të gjata
për njohjen e statusit të refugjatit. Ka pasur ndeshje me policinë, gjatë të cilave
janë plagosur lehtë 30 vetë, shumica policë.