Më 9 gusht, konferencë donatorësh për Bririn e Afrikës
Thirrja e Papës për të ndihmuar popullsinë e Bririt të Afrikës nuk bie në vesh të
shurdhër. Sot, në Kenia, kanë mbërritur ndihmat e para të Bashkësisë së Shën Egjidit,
ndërsa Karitasi i Somalisë po shpërndan ushqime e veshmbathje në territorin somalez
dhe në kampet e refugjatëve në Kenia e në Etiopi. Sipas organizatës katolike, rebelët
islamikë Shabaab, tradicionalisht kundër perëndimorëve, kanë lejuar tani disa organizata
t’u japin ndihmë popullsive të qendrës e të jugut të Somalisë. Më 9 gusht, Bashkimi
Afrikan organizon një konferencë donatorësh kundër emergjencës së thatësirës në Bririn
e Afrikës. Do të zhvillohet në Adis Abeba.