2011-07-31 12:30:37

Papa: Zoti na fton të jemi të dhembshur ndaj të varfërve, të mendojmë për dramën e njerëzve në Bririn e Afrikës


Në mrekullinë e shumëzimit të bukëve të Jezusit, për çka flet pjesa ungjillore e dielës së sotme, Benedikti XVI sheh “një shembull të qartë e domethënës të përdëllimit të Zotit ndaj njerëzve”, e bënë thirrje të “mendojmë ndaj shumë vëllezërve e motrave që këto ditë, në Bririn e Afrikës, vuajnë në mënyrë dramatike pasojat e thatësirës e të urisë, keqësuar edhe më shumë nga lufta dhe mungesa e institucioneve solide”.
Për solidaritetin ndaj Somalisë e Vendeve të afërta, Papa Benedikti XVI foli edhe pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, në Kastelgandolfo, duke përsëritur thirrjen e zjarrtë për solidaritet në favor të popullsive të goditura nga thatësira e nga uria.
Duke folur mbi pjesën e Ungjillit të kësaj së diele, atë të shumëzimit të bukëve, Papa Ratcinger nënvizoi se “mrekullia qendrën në ndarjen e përbashkët vëllazërore të atyre pak bukëve që turma kishte, të cilat, iu besuan fuqisë së Zotit, e kështu ato jo vetëm që mjaftuan për të gjithë, po madje tepruan, deri në mbushjen e dymbëdhjetë shportave”. “Jezusi Zot i nxiti nxënësit – vijoi Ati i Shenjtë – t’ua shpërndanin bukën turmës së uritur të popullit; në këtë mënyrë i mësoi dhe i përgatiti për misionin e tyre të ardhshëm apostolik: vërtet ata duhet t’u çojnë të gjithënjerëzve ushqimin e Fjalës së jetës dhe të Sakramenteve”.
Sipas Papës, “në këtë shenjë të mrekullueshme gërshetohet mishërimi i Hyjit dhe vepra e shëlbimit”. Duke cituar librin mbi Jezusin e Nazaretit, Benedikti XVI shtoi se “Krishti është i vëmendshëm dhe i kujdesshëm ndaj nevojave materiale të njerëzimit, por ai don të na dhuroi më tepër, sepse njeriu është gjithmonë i ‘uritur për diçka më tepër, ka nevojë për diçka më shumë”. Në bukën e Krishtit është e pranishme dashurie e Zotit”.
Papa i ftoi besimtarët e pranishëm në lutjen mariane të mesditës në Kastelgandolfo “ ta hapin zemrën ndaj nevojave të të afërmit e të jenë të plot përdëllim dhe bujari vëllazërore”.







All the contents on this site are copyrighted ©.