2011-07-29 17:49:03

Është gjetur në Turqi një varr paleokristian, ndoshta i shën Filipit apostull


Nëse do të konfirmohej, do të ishte lajmi më i rëndësishëm për bashkësitë e krishtera që e nderojnë e ndoshta, do të sqaronte disa rrethana të pacaktuara të vdekjes së tij: Misioni arkeologjik italian, i kryesuar nga Françesko D’Andria, mund të ketë gjetur në Turqi varrin e shën Filipit, njërit nga 12 Apostujt e Jezu Krishtit, predikatar në Azinë e Vogël. Varri paleokristian është zbuluar në zonën e Pamukales, e cila në lashtësi njihej me emrin Hierapolis, ndërsa sot është qendër e njohur termale turke. Varri nuk është hapur akoma, por duke pasur parasysh strukturën dhe shkrimet mbi të, duhet të jetë pikërisht i shenjtit, që pati lindur në Betsaidë në vitin 5 pas Krishtit e pati vdekur rreth vitit 80, nuk dihet nëse i kryqëzuar nga romakët, apo për shkaqe natyrore. Natyrisht lajmi u prit me optimizëm, por edhe me kujdes, nga ekspertët e nga bashkësia kishtare. “Do të ishte një lajm i madh për krejt krishterimin – komenton për agjensinë vatikanase Sir, sekretari i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore Turke, atë Anton Bulai – do të tërheqë shumë shtegtarë e do të jetë detyrë e të krishterëve ta ruajnë shenjtin”.







All the contents on this site are copyrighted ©.