2011-07-29 19:00:23

U paraqit, në Sallën e Shtypit të Vatikanit, një aplikacion Iphone për Ditën e ardhshme Botërore të Rinisë.


(29.07.2011 RV)Të gjitha informacionet për DBR-së, që do të mbahet në Madrid nga 16 deri më 21 gusht, janë që sot të disponueshme në një aplikacion për celularët e dispozitivët e teknologjive të reja, si iPhone, iPod e iPad. Aplikacioni, me nismën e Fondacionit Gjon Pali II për Rininë, në pesë gjuhë (italisht, anglisht, frëngjisht, spanjisht e portugalisht) u realizua nga Futurtech&Adv Production (Fjuçërtek&Prodakshën). Në parqitjen e dispozitivit, sot paradite, pranë Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, foli edhe Marçelo Bedeski, kryetar i Fondacionit Gjon Pali II për Rininë, i cili, në mikrofonin tonë, shpjegon pse u mor kjo nismë:

Përgjigje: - Vërejtëm se po bëhen vazhdimisht kërkime për t’u njohur me historinë e me arsyet e organizimit të Ditëve Botërore të Rinisë. Menduam, prandaj, të krijojmë të gjitha mundësitë për njohjen e vazhdueshme e për krijimin e një pike, ku mund të bëhen qetësisht kërkime. Do të jetë një arkiv, që do të përmbledhë të gjitha të dhënat e mundshme. Kemi dëshirë t’u krijojmë lehtësi atyre, që duan të thellohen në këtë fushë. Ky, qëllimi i parë. Tjetri është të japim lajme të vazhdueshme, kushtuar përgatitjes së Ditëve botërore, nismave parapërgatitore si dhe nismave të disa forumeve të Këshillit Papnor për Laikët, seksioni i të rinjve, në përfundim të DBR-së.









All the contents on this site are copyrighted ©.