2011-07-29 13:44:53

Papa: qyteti i tij, Traunstein, ku kremtoi Meshën e parë i jep ‘unazën e nderit’.


Me rastin e 60 vjetorit të meshtarisë së Benediktit XVI, një delegacion i qytezës së Baravisë, Traunstein, vend ku Jozef Ratcinger pat kremtuar Meshën e parë më 8 korrik 1951, nesër në shenjë nderimi do t’i dorëzoje Papës çmimi ‘unaza e nderit’ e do t’i kushtoje një koncerti që do të ekzekutohet në Pallatin Apostolik në Kastelgandolfo. Në ceremoninë që do të mbahet nesër në ora 18.00, Atit të Shenjtë Jozef Ratcinger do t’i dorëzohet “unaza e nderit” nga zona e Traunsteinit, një çmim i lartë themeluar më 1969 e që deri më tani i është dhënë vetëm shtatë personaliteteve për veprimtarinë e tyre që kanë bërë për bashkësinë lokale.
Unaza është realizuar nga mjeshtri argjendar August Pechermeier e nga djali i tij Philipp, e i shtohet mirënjohjeve tjera që qyteza bavareze i ka akorduar Papës Ratcinger, si shpallja ‘qytetar njeri’ në shkurt të vitit 2006, e emërtimi i një sheshi. Traunstein është posaçërisht vend familjar për Papën Benediktit XVI, sepse këtu ka kaluar fëmijërinë e rininë. Kujtojmë se Ati i Shenjtë Jozef Ratcinger është shuguruar meshtar më 29 qershor 1951, në moshën 24 vjeçare, së bashku me të vëllain e madh don George, nga kryeipeshkvi i Mynihut, Micheale von Faulhaber.







All the contents on this site are copyrighted ©.