2011-07-29 17:48:39

Ndërroi jetë në Makao atë Luis Ruiz Suarez. Pati themeluar 140 lebrozarë e spitale


Më 26 korrik, ndërroi jetë në Makao të Kinës, në moshën 97 vjeçare, misionari jezuit spanjoll, atë Luis Ruiz Suarez, themelues i Karitasit të Rajonit. Autoritetet kineze morën pjesë në funeral dhe pranuan kontributin e jashtëzakonshëm të atë Luisit në shërbimin shoqëror për më të varfërit, të cilëve u çonte ngrohtësinë njerëzore e shpresën. Edhe mediat e vendit paraqitën gjerësisht jetën e tij.

Misionari jezuit mbërriti në Makao në vitin 1951, një vit pas përfundimit të luftës së Koresë. Menjëherë u impenjua për të ndihmuar emigrantët në vështirësi, duke themeluar “Qendrën e Shërbimit Shoqëror Mateo Riçi”. Në vitin 1971, struktura u bë pjesë e dioqezës së Makaos, duke hyrë edhe në Karitasin Ndërkombëtar e duke u kthyer në “Karitasin e Makaos”. Në vitin 1970, atë Luis Ruiz Suarez themeloi një Qendër për të gjymtuarit e vazhdoi të udhëtojë në të gjithë kontinentin aziatik për t’u shërbyer të gërbulurve dhe të sëmurëve nga Sida. Ngriti 140 lebrozarë e spitale.







All the contents on this site are copyrighted ©.