2011-07-28 16:19:31

Në dy atentate kamikazë në Irak,15 vetë të vdekur


Të paktën 15 vetë janë vrarë e 38 të tjerë janë plagosur në dy atentate kamikaze sot në Tikrit, në veri të Irakut. Kështu njoftojnë burimet shëndetësore, cituar nga agjencia e lajmeve ‘Aswat al-Iraq’, sipas së cilës, ndër viktimat janë edhe “katër policë” e një numër i papërcaktuar i ushtarëve. Ndërkohë, autoritetet e Tikritit, menjëherë pas atentatit të dyfishtë kamikazë, kanë vendosur ndalimqarkullimin në qytet për të verifikuar praninë eventuale të kamikazëve tjerë apo të autobombave. Sivjet, Islamistët e dyshuar, të lidhur me Al Kaidën, shpesh kanë kryer atentate të tilla në këtë qytet.







All the contents on this site are copyrighted ©.