2011-07-28 12:25:05

Një komision amerikan shqetësohet për të drejtën e lirisë fetare në Turqi.


Përmes një deklarate, që shkaktoi pakënaqësinë e qeverisë së Ankarasë, një komision i Kongresit të SHBA-ve kërkoi, të mërkurën e kaluar, nga Turqia, të sigurojë lirinë fetare në vend e t’ua kthejë pronat kishtare pronarëve të ligjshëm.
Pas një debati të fortë, Komisioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme amerikane miratoi një tekst, përmes të cilit pohon se Turqia duhet t’i japë fund formave të diskriminimit fetar e t’ua kthejë pronarëve të ligjshëm të gjitha kishat e vendet e tjera të krishtera, me vlera historike.
Pakicat fetare kërcënohen seriozisht në Turqinë e sotme, theksoi deputeti Ed Rojs, republikan i Kalifornisë.
Në vend që të mbrohen nga shteti, pakicave fetare (ndërmjet të cilave, Patriakana Ekumenike e Kishës greko-ortodokse) edhe kështu krejt të ligështa, u mohohet deri njohja ligjore e ekzistencës së tyre – tha, në vijim, deputeti republikan.
Në Turqi, më 1971 u mbyll seminari i madh i Kishës ortodokse, me seli në Stamboll që nga koha e Bizantit, ashtu si, gjithnjë në emër të laicitetit të shtetit, u bënë përpjekje për ta vënë, dalngadalë, edhe universitetin nën kontrollin shtetëror.
Shteti turk nuk e njeh titullin e Patrikut Ekumenik Bartolomeu I, si prijës i të krishterëve ortodoksë dhe, detyrohet, ta konsiderojë vetëm si kryebari i pakicës greko-ortodokse të pranishme në vend.
“Turqia e kundërshton amendamentin e përfshirë në një projekt-ligj, që vëren se vendi është historikisht atdhe i një numri të madh të krishterësh e hebrenjsh. U kundërvihet, gjithashtu, të gjithë atyre, që përdorin terma të tilla, sepse e shikon këtë si qëndrim të pjesshëm e të njëanshëm, i cili errëson të gjitha etapat konstruktive, që ka kryer e po kryen për mbrojtjen e lirisë fetare e të tolerancës, si edhe për ruajtjen e vendeve të kultit, që u përkasin hebrenjve e të krishterëve” – shprehet në një komunikatë, ambasadori turk në Uashington, Namik Tan.







All the contents on this site are copyrighted ©.