2011-07-28 11:46:43

Më 28 korrik kalendari përkujton shën Nazarin e Çelsin, martirë


Emri Nazar vjen nga hebraishtja e do të thotë: "I shuguruar i Zotit". Shën Nazari kumtoi Ungjillin në Itali, në Gali e në Treviri. E shoqëronte një djalë me emrin Çelso. Me shpërthimin e persekutimit kundër të krishterëve në kohën e Dioklecianit në vitin 304 pas Krishtit, u qe prerë koka të dyve së bashku në Milano, ku ata e dëshmuan me gjak fenë e tyre në Krishtin Zot e Shpëtimtar. Më vonë Shën Ambrozi e zbuloi varrin e tyre dhe mbarti trupin e martirit të parë, Nazarit, në kishën përballë Portës Romake, ku u ndërtua një Kishë bazilikë me emrin e tij. Mbi reliket e Çelsit u ndërtua një bazilikë e re.







All the contents on this site are copyrighted ©.