2011-07-28 12:30:49

Më 28 korrik 1914 shpërtheu Lufta e I Botërore


Më 28 korrik kujtojmë pra, ngjarjen që ka ndodhur pothuajse para një shekulli, dëshmitarët pamor të së cilës nuk jetojnë më. Libri i madh i historisë hap para nesh faqen e datës 28 qershor 1914. Lexojmë: “Në sarajevë u vra trashëgimtari i fronit austrohungarez, Franc Ferdinandi, së bashku me të shoqën, Sofinë. Vrasësi ishte nacionalist serb. Quhej Gavrilo Princip. Një muaj më vonë, më 28 korrik 1914 Austro-Hungaria i shpallte luftë Serbisë e cila refuzoi propozimet e Austrisë.
Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo luftë e paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit i kushtoi atij humbjen e mbi nëntë milionë njerëzve. "Lufta e Madhe" përfshiu gjashtë kontinentet e banuara të lëmshit tokësor: Evropën, Azinë, Afrikën, Amerikën e Jugut, Amerikën e Veriut dhe Australinë.
Lufta e I Botërore, siç përmendem, nisi me vrasjen e kryedukës Franc Ferdinandit, trashëgimtarit të fronit të Perandorisë Austro-Hungareze në Sarajevë të Bosnjës nganacionalisti serbo-boshnjak, Gavril Princip me 28 qershor 1914.
Në këtë konflikt mbarëbotëror të armatosur u përballuan dy fuqi të mëdha: Perandoritë qendrore (Perandoria gjermanike dhe Perandoria Austro-Hungareze) dhe nga ana tjetër Pakti i Trefishtë (me Mbretëritë e Bashkuara, Francën, dhe Rusinë). Lufta e Madhe filloi me 4 gusht 1914 dhe përfundoi më 11 nëntor 1918 me fitoren e Paktit të Trefishtë.
Lufta shkaktoi shpërbërjen e katër perandorive: Perandorisë Austro-Hungareze, Prusisë, Perandorisë Osmane dhe Rusisë. Lufta e I Botërore shënoi mbarimin e rendit botëror që u vendos pas Luftërave Napoleoniane, dhe ishte një shkaktare e rëndësishme për shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.







All the contents on this site are copyrighted ©.