2011-07-28 15:58:23

Afganistan: 7 kamikazë talibanë shkaktojnë 19 viktima.


Shtatë terroristë kamikazë kanë sulmuar ndërtesën institucionale qeveritare në Tarin Kot, kryeqendrën e provincës jugore afgane të Uruzganit. Ndër viktimat e këtyre atentateve, sipas bilancit të parë 19 janë të vdekur e 35 të plagosur, është edhe një gazetar, korrespondent o Bbc-së. Ndeshjet me armë zjarri janë përhapur në mbarë qytetin, synimi i atentateve ishte selia e guvernatoratit.
Një zëdhënës i talebanëve mori përgjegjësinë e atentateve . Sulmi ndodhi vetëm një ditë pasi një terrorist kamikaz vrau kryetarin e qytetit jugor Kandahar, në serinë e atentateve dhe vrasje të figurave të profilit të lartë të qeverisë dhe aleatëve të presidentit Hamid Karzai.







All the contents on this site are copyrighted ©.