Selia e Shenjtë dhe Malajzia vendosin marrëdhëniet diplomatike
Selia e Shenjtë dhe Malajzia, me dëshirën e përforcimit të miqësisë së ndërsjellët,
përmes një marrëveshje të përbashkët kanë caktuar të vendosin marrëdhëniet diplomatike
në nivelin e Nunciaturës Apostolike nga ana e Selisë së Shenjtë dhe të Ambasadës nga
ana e Malajzisë. Kujtojmë se Malajzia është Vendi 179-të që ka vendosur marrëdhënie
diplomatike me Selinë e Shenjtë. Në Jug-Lindje të Azisë, ajo ndjek Timorin Lindor,
që ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Vatikanit që nga viti 2002.