Alarm i rremë për një bombë në Oslo. Në Evropë, debat për takimin ndërmjet kulturave
Alarm i ri në Norvegjinë e përshkuar nga një psikozë e vërtetë, pas atentateve të
së premtes në Oslo e në ishullin Utoja. Sot paradite, stacioni hekurudhor i kryeqytetit
u mbyll për shkak të një valixheje të dyshimtë, e cila më pas, rezultoi e parrezikshme.
Ndërkaq, hetuesit janë në kërkim të celulave të mundshme, që kanë mbështetur atentatorin
Anders Behring Breivik në çmendinë e tij, megjithëse policia norvegjeze është e bindur
se ai ka vepruar i vetëm. Pikërisht në Oslo, anëtarët e Bashkësisë kishtare të Shën
Egjidit dhe përfaqësues të të gjitha fushave, janë mbledhur për të diskutuar mbi temën
“Bashkëjetesa: debati për integrimin është jashtë realitetit?”. Evropa pyet veten
se cila do të jetë e ardhmja, e të rinjve sidomos, në një atmosferë, ku s’flitet tjetër
veçse për rrezikun që vjen nga emigrantët e nga myslimanët, duke i kthyer ata në armiq.
Pyetje, të cilave përpiqen t’u japin përgjigje edhe norvegjezët, pasi panë njërin
prej tyre të prekë nivelin më të fundit të së keqes.