Takimi botëror i rinisë: më 17 gusht në Madrid takohen të rinjtë e Veprimit katolikë
të mbarë botës.
Të mërkurën më 17 gusht në Madrid do të mbahet takimi për të rinjtë e Veprimit katolikë
të mbarë botës që do të marrin pjesë në Ditën botërore të rinisë (DBR). Nisma, organizuar
nga Koordinimi rinor i Forumit ndërkombëtar i Veprimit katolikë, përqendrohet mbi
temën “Dëshmitarë të shpresës së krishterë në botën mbarë”. Tema është zgjedhur nga
mesazhi i Papës Benediktit XVI për Ditën botërore të rinisë së Madridit – shpjegon
për agjencinë Sir përgjegjësja e Koordinimit Chiara Finocchietti, - dhe është “një
sintezë e bukur e angazhimit që të rinjtë e Veprimit katolikë bashkëndajnë me gjithë
të rinjtë tjetër që ndjekin gjurmët e Krishtit në Kishë”. Gjatë takimit do të projektohen
video mbi të lumit Pier Giorgio Frassati e Manuel Lozano Garrido Lolo. Do të flas,
me tjerësh, imzot Giacinto Marcuzzo, ipeshkvi-ndihmës i Nazaretit dhe përgjegjës për
baritorinë rinore të Veprimit Katolikë të Patrikanës latine të Jerusalemit, për të
nënvizuar pikërisht “lidhjen e veçantë që i bashkon të rinjtë e Veprimit Katolikë
në tokën e Jezusit me të rinjtë e krishterë që banojnë atje”. Deri më tani kanë konfirmuar
pjesëmarrjen të rinjtë e Veprimit katolikë nga Toka e Shenjtë, Argjentina, Shqipëria,
Ukraina, Venezuela, Italia, Meksiko, Moldova, Rumania, Bullgaria, Burundi, Iraku,
Myanmari, Polonia, Bjellorusia e Sllovakia.