Minatorët e Bulqizës vazhdojnë grevën e urisë nën tokë
25 minatorë të minierës së kromit në Bulqizë kanë kaluar natën në grevë urie, 1400
metra nën tokë. Që nga 4 korriku ata i kanë paraqitur kompanisë kërkesa me karakter
ekonomik e shoqëror, të cilat kanë rënë në vesh të shurdhër. Minatorët i kërkojnë
firmës “ACR”, e cila ka aktualisht konçesionin për shfrytëzimin e minierës, t’u rrisë
pagat me 20%, t’u heqë taksën e dyfishtë, të përmirësojë kushtet e punës, të ulë moshën
e pensionit dhe të largojë nga miniera subjektet pa liçencë, që punojnë aty. Por protestat
në Bulqizë, si edhe ato 5 ditë radhazi para kryeministrisë në Tiranë, nuk kanë sjellë
asnjë rezultat. Politika është tepër e zënë me hallet e veta, që me sa duket, nuk
janë të njëjta me hallet e popullit, që përfaqëson.