2011-07-26 14:45:04

L’Osservatore Romano paraqet librin e ri të vëllaut të Papës: autobiografi, në të cilën meshtari-muzikant flet edhe për Benediktin XVI.


L’Osservatore Romano paraqiti këto ditë librin e ri të vëllait të Papës, don Georg Racinger, në të cilin meshtari gjerman përshkruan gjithë rrugën e jetës së tij, por pa harruar edhe rrugën njerëzore e meshtarake të të vëllaut, që do të bëhej Papa Benedikti XVI.
Vëllimi, titulluar: “Mein Bruder, der Papst” (Vëllai im, Papa), u përgatit nga mons. Georg Racinger, në bashkëpunim me gazetarin e shkrimtarin gjerman, Mikael Heseman.
Ka 256 faqe, fryt – lexohet në të përditshmen e Selisë së Shenjtë – i një sërë bisedimessh, bërë gjatë këtij viti në Regensburg, gjatë të cilave vëllau i madh i Papës i tregoi bashkëbiseduesit kujtimet e një jete të gjatë, jo të zakonshme!







All the contents on this site are copyrighted ©.