2011-07-26 14:44:50

Himni i DBR-së së Madridit, 2011


1. Na rrit e na prin kjo dashuria jote,
e Kryqi yt, kështjellë përmbi shkëmb.
Korpi yt na shpërblen, na ndrit, na shenjtëron,
e Gjaku yt është verë, që rinon.O Krisht, vëllau ynë, O Krisht, miku ynë!
Në Ty, Zoti ynë,
gjejmë forcë e guxim!

Refren:
Të fortë në fe, të fortë në fe,
me Krishtin Zot ecim
me Krishtin përkrah.
Lavdi përgjithmonë
në Krishtin ecim,
të pathyeshëm në fe!

2. Dora jote plagët na i shëron
sytë e tu ne sytë na i përtërijnë.
Buzët e tua faljen premtojnë,
këmbët e tua i prijnë hapit tonë.O Krisht, vëllau ynë, o Krisht, miku ynë!
Në Ty, Zoti ynë,
gjejmë forcë e guxim!

3. Fryma jote është Shpirt i Atit,
Mbi fytyrë ke gazin e hirit.
Pishtarë të ndritshëm janë plagët e tua,
E dhimbjet, pranverë e re përmbi tokë.O Krisht, vëllau ynë, o Krisht, miku ynë!
Në Ty, Zoti ynë,
gjejmë forcë e guxim!

4. Në ty ndriçon ikona e jetës,
mbi ball ke të shkruar “i Ngjallur”.
Vdekja jote është jetë për jetën e shpirtit
e ujë pagëzimi shpërblyes.O Krisht, vëllau ynë, o Krisht, miku ynë!
Në Ty, Zoti ynë,
gjejmë forcë e guxim!

5. Lumnia jote, ardhmëri për njeriun,
që ecën mbi gjurmët e hirit,
E Kisha jote, shtëpi portëhapur
Dritën pezull e ndal përmbi ne!
o Krisht, vëllai ynë,
o Krisht, miku ynë!
Në Ty, Zoti ynë,
gjejmë forcë e guxim!

6. Të rinjtë lëshohen në duart e Marisë:
këndon bashkë me ne, si nuse e re.
Me ne, që kokën mbajmë lart,
pse vdekja pushtet më nuk ka.
e uji i Pagëzimit shëlbon.O Krisht, vëllau ynë, o Krisht, miku ynë!
Në Ty, Zoti ynë,gjejmë forcë e guxim!







All the contents on this site are copyrighted ©.