2011-07-26 16:11:45

Bari i urtë: kështu kujtohet kardinali Noè në ditën e varrimit


Bari i madh e i urtë: kështu e kujtoi kardinali Anxhelo Sodano, dekan i Kolegjit kardinalor, kardinalin e ndjerë Virgjilio Noè, ish-kryeprift i Bazilikës së Shën Pjetrit, i cili u nda nga kjo jetë të dielën në moshën 96 vjeçare. Kardinali Sodano kremtoi sot paradite Meshën e dritës e varrimin në Bazilikën vatikanase, në bashkim shpirtëror e lutjeje me Benediktin XVI, i cili ndodhet në Kastel Gandolfo. Prej andej, në një telegram dërguar dje së motrës së kardinalit Noè, Marisë, Papa përmendi dëshminë e vlefshme dhe zellin e zjarrtë meshtarak të prelatit, si edhe besnikërinë e plotë të tij ndaj Ungjillit të Krishtit. Jetën e tij, kardinali Sodano e përmblodhi me këto fjalë:
“Bari i shndritur dhe i urtë, më parë si meshtar në Pavi e më pas, si ipeshkëv këtu, në Vatikan, e së fundi, si kardinal i Kishës së Shenjtë Romake, fillimisht përkrah të Lumit Gjon Pali II e pastaj përkrah Papës aktual, Benedikti XVI”.







All the contents on this site are copyrighted ©.