2011-07-26 18:00:06

Atentatori i Norvegjisë: nuk kam vepruar vetëm


Në Norvegji ridimensionohet bilanci i viktimave të atentatit të dyfishtë të së premtes së kaluar, kryer nga 32 vjeçari Anders Breivik. Të vrarët janë 76 e jo 93, siç u tha më parë nga autoritetet e vendit.
Ndërkaq, në audiencën e djeshme para gjyqit, Breivik u deklarua i pafajshëm, pavarësisht se pranoi autorësinë e atentateve, të nevojshme – sipas tij – për të ndalur të ashtuquajturën “aleancë marksisto-islamike”. Norvegjezi tha gjithashtu, se ka pasur ndihmën e dy celulave në vend dhe se është pjesë e një rrjeti, që ka celula edhe në vende të tjera. Autoritetet po përpiqen të verifikojnë këto deklarata. Avokati i Breivik e konsideron të asistuarin e vet krejtësisht të marrë dhe ka kërkuar ekspertizë psikike.
Në Norvegji vazhdon debati për mundësinë që Breivik të dënohet vetëm me 21 vjet burg, maksimumi, që parashikon ligji në vendin me numrin më të vogël të të burgosurve në Evropë. Por sipas gjykatësve, autori i atentateve të Oslos dhe të Utojës mund të akuzohet për krime kundër njerëzimit. Në atë rast dënimi rritet deri në 30 vjet burgim.







All the contents on this site are copyrighted ©.