Një shqiptare, ndër të vrarët e Breivikut në Utoja
Në mesin e të vrarëve nga norvegjezi Ander Behring Breivik në ishullin Utoja është
edhe një shqiptare nga Kosova. Lajmi është konfirmuar tashmë si në Norvegji, përmes
ambasadorit kosovar në Oslo, Lulzim Peci, ashtu edhe në Prishtinë, nga Ministria e
Punëve të Jashtme. Fjala është për një vajzë 17-vjeçare, me origjinë nga Mitrovica.
Lejla Selaci kishte nënshtetësi norvegjeze dhe jetonte me familjen në qytetin Fredrikshtad.
Në grupin e të rinjve ndodhej edhe një djalë kosovar, Egzon Belegu, i cili ka shpëtuar.