2011-07-24 15:09:39

Norvegji: mesazhi i Papës Mbretit Haraldit V


Papa Benedikti XVI i dërgoi Madhërisë së Tij Mbretit të Norvegjisë Harald V një mesazh ngushëllimi e solidariteti.
“Thellësisht i trishtuar nga lajmet për humbjen e madhe të jetëve njerëzore shkaktuar nga aktet e çmendura të dhunshme që janë kryer në Oslo e në Utoya”, Benedikti XVI ofron “lutjet e zjarrta për viktimat dhe për familjet e tyre, duke i kërkuar Hyjit paqen e amshuar për të vdekurit e ngushëllimin hyjnor për ata që vuajnë e janë në zi”.
“Në këtë moment të dhimbjes kombëtare – i shkruan Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone Mbretit Haraldit V - Papa i “lutët Zotit për të gjithë norvegjezët”, me të cilët është “shpirtërisht i bashkuar”, duke ndarë bashkë me ta “dëshirën e bindur të refuzimit të udhës së urrejtjes e të konfliktit dhe përcaktimin për të punuar së bashku pa frikë në ndërtimin e së ardhmes mbi respektin e anasjelltë, solidaritetin e lirinë për breznitë e ardhshme”.







All the contents on this site are copyrighted ©.