2011-07-22 17:35:53

Imzot Çullikat kujton qëndrimin e Selisë së Shenjtë mbi çështjen bërthamore.


“Çështja bërthamore: mësimet e Kishës dhe gjendja aktuale”: ky ishte titulli i konferencës, mbajtur nga kryeipeshkvi Frensis Çullikat, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë OKB-së, në Kansas City të Misurit, në fillim të muajit.
Një panoramë rrënqethëse, me 20. 000 armë bërthamore, në 111 qëndra, në 14 vende të botës. E numrit të armëve, i shtohen edhe shpenzimet: 100 miliardë për mirëmbajtjen dhe modernizimin e arsenaleve bërthamore. Imzot Çullikat i kujtoi këto shifra, për t’i treguar mbarë botës se çështja e çarmatimit bërthamor mbetet e pazgjidhur, ndonëse kanë kaluar 20 vjet nga përfundimi i ‘luftës së ftohtë’, e cila mund të bëhet tejet e nxehtë, në se problemi nuk merret e nuk zgjidhet seriozisht. E pikërisht kjo e shqetëson Kishën Katolike që, duke i kujtuar njerëzimit mësimet e Gjon Palit II e të Benediktit XVI, i kundërvihet çdo lloj përdorimi të armëve bërthamore. Prej këndej, prelati theksoi se objektivi duhet të jetë çarmatimi i plotë, zhdukja e të gjitha arsenaleve bërthamore, gjë që ishte edhe qëllimi i superfuqive, menjëherë pas ‘luftës së ftohtë’.







All the contents on this site are copyrighted ©.