2011-07-21 13:33:42

Marrëveshje e re Shqipëri-Itali mbi emigracionin Flet ambasadori në Itali, z. Llesh Kola


U nënshkrua dje në Romë, marrëveshja e re mbi emigracionin ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, e cila është vazhdimësi e asaj të vitit 2008. Firmën e vunë për palën italiane, ministri i Punës e i Çështjeve Sociale, Mauricio Sakoni dhe homologu i tij shqiptar, Spiro Ksera.
Në një notë të ministrisë italiane shpjegohet se risitë kanë të bëjnë me përdorimin e mekanizmit të “emigracionit qarkullues”, i cili parashikon lëvizjen e lirë të emigrantëve ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, me formulën “qëndrojmë në Itali vetëm nëse ka punë”. Gjithashtu, janë caktuar fonde për formimin gjuhësor dhe profesional të emigrantëve, që dëshirojnë të punojnë në Itali.
Nga ana e tyre, autoritetet shqiptare impenjohen të hartojnë listat e qytetarëve, që duan të emigrojnë, duke u bazuar në kërkesat e tregut dhe në kriteret e Ministrisë italiane të Punës. Në Tiranë, do të hapet së shpejti një zyrë koordinimi e kësaj ministrie, e cila, nën drejtimin e ambasadës italiane, do të mbështesë veprimtarinë e përzgjedhjes së emigrantëve dhe atë të formimit të tyre. Pikërisht për emigracionin flet në mikrofonin tonë, ambasadori i Shqipërisë në Itali, Llesh Kola, duke kujtuar se janë mbushur 20 vjet që kur shqiptarët filluan të ikin nga atdheu, në kërkim të një jete më të mirë.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.