2011-07-19 15:54:42

Papa dërgon ndihmë për popullsitë e goditura nga fatkeqësia natyrore në Bririn e Afrikës.


Siç ka kujtuar Ati i Shenjtë Benedikti XVI në thirrjen e tij që shqiptoi pas lutjes së Engjëllit të Tënzot të dielën më 17 korrik, kriza e thellë e urisë që ka shkaktuar thatësira në Bririn e Afrikës është duke krijuar një emergjencë tejet të rëndë humanitare. Afër 10 milion janë të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, me qindra mijëra refugjatë që rrezikojnë të vdesin për mungesë të ushqimit për mbijetesë. Somalia e Kenia veriore janë zonat më të goditura.
Si shenjë e afërsisë së tij Papa, përmes Këshillit Papnor “Cor Unum”, ka dërguar ndihmën e parë prej 50.000 Eurosh imzot Giorgio Berton, Administratorit Apostolike të Mogadishos, që është i angazhuar drejtpërdrejtë në shpërndarjen e ndihmave popullsive të goditura nga kjo fatkeqësi natyrore.







All the contents on this site are copyrighted ©.