2011-07-18 16:11:00

Së shpejti Basha betohet para Këshillit të ri Bashkiak të Tiranës


Më 25 korrik do të zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit të ri Bashkiak të Tiranës. Mbledhja është thirrur nga sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Vladimir Gjonaj. Në këtë mbledhje, kryetari i ri i bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha do të bëjë betimin para anëtarëve të rinj. Vetëm pas betimit të Lulzim Bashës si kryetar i ri i bashkisë së Tiranës, Edi Rama mund të thirret ish kryetar, pasi zyrtarisht ai mban detyrën deri të hënën. Sipas Ligjit për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor, Rama e lë zyrtarisht detyrën që e ka marrë që në vitin 2000, pasi bën betimin kryetari i ri i Bashkisë, Lulzim Basha. “Ushtrimi i mandatit të kryetarit të komunës ose bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës”, thuhet në Ligjin për pushtetin vendor.







All the contents on this site are copyrighted ©.