2011-07-17 16:00:10

Benedikti XVI kërkon mobilizimin ndërkombëtar e ndihma për Somalinë, denoncon katastrofën humanitar


Papa bëri thirrje për rritjen gjithnjë më të madhe të mobilizimit ndërkombëtar për të ndihmuar Somalinë dhe shprehi shqetësimin e tij madh për lajmet që vijnë nga rajoni i Bririt të Afrikës e posaçërisht nga Somalia, goditur nga thatësira e madhe. Kështu tha Ati i Shenjtë Ratcinger gjatë Lutjes së Engjëllit të Tënzot në Kastelgandolfo, dhe denoncoi katastrofën humanitare që po konsumohet në Bririn e Afrikës shkaktuar nga thatësira e madhe dhe uria, e kësaj situate tejet të rëndë i shtohen edhe shirat e mëdha, që kanë detyruar njerëzit ikin nga thatësira e kriza e madhe në kërkim të ushqimit e të ndihmave.“Të mos u mungojë këtyre popullsive që vuajnë kaq shumë, solidariteti jonë dhe mbështetja konkrete e të gjithë njerëzve vullnet mirë”, tha Papa.







All the contents on this site are copyrighted ©.