2011-07-15 15:46:22

Dom Simon Jubani dhe dëshmia e tij shpirtërore.


Shkodra i dha dje përshëndetjen e fundit dom Simon Jubanit, priftit 84 vjeç, që kaloi 26 vjet me radhë nëpër burgje të regjimi komunist.
Dom Simon Jubani ndërroi jetë këtë të marte me 12 korrik. Qe meshtar që i dha një kontribut të jashtëzakonshëm kombit e kishës. Vuajti 26 vjet me radhë nëpër burgje e nëpër kampe pune të regjimi komunist, quke i qëndruar besnikërisht Krishtit, Ungjillit, Kishës e Kombit, pa mohuar kurrë vlerat e bindjet fetare, njerëzore e kombëtare.
Jetoi me vendosmëri sipas mësimit të Krishtit, dëshmoi gjithmonë e kudo fenë, e që nga nëntori i vitit 1990 kur kremtimin e Meshës së Shenjtë në varreza të Rrmajit të Shkodrës, përuroi kohën e re të lirisë e të demokracisë për Shqipërisë, punoi pa reshtur në rimëkëmbjen shpirtërore, morale e shoqërore të vendit.
Përgjigjja ndaj nevojave të mëdha shpirtërore e materiale të besimtarëve dhe të qytetarëve, ka qenë jeta dhe veprimtaria e tij e përditshme. Qe meshtar guximtar, ndër më të mirët për besimtarët e të rinjtë, siç dëshmon prifti i ri shkodran, dom Gjovalin Sukaj në mikrofonin e Radio Vatikanit.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.