2011-07-14 16:19:22

Shkodra i dha sot lamtumirën dom Simon Jubanit


Shkodra dhe tërë Kisha katolike shqiptare e përcollën sot në banesën e mbrame në varreza të Rrmajit, meshtarin e paepur të Ungjillit, dom Simon Jubanin, të cilin Hyji Atë e thirri pranë vetes para dy ditësh, më 12 korrik.
Sot paradite në ora 10.00 Meshën prekëse të dritës e kryesoi kryeipeshkvi i vendit imzot Engjëll Massafra në bashkëkremtim me ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë në katedralen e Shkodrës të stërmbushur me besimtarë e qytetarë të Shkodrës, të Mirditës e të viseve tjera të Shqipërisë.
Në mendje dhe në zemra tona dhe të atyre që e kanë njohur, figura e këtij shërbëtori të Zotit e të popullit, ndërgjegjja kritike kishtare e shoqërore, dom Simon Jubani do të mbetët e gjallë përgjithmonë. Ai qe kremtimin e Eukaristisë Shenjte kremtoi ngadhënjimin e së Mirës mbi të keqen, e Lirisë mbi robërinë 50 vjeçare komuniste. Ai pra përuroi pranverën e lirisë e të demokracisë në Shqipërisë e persekutuar e të zhytur në errësirën e dhunës së regjimi komunist duke hapur faqen e një epoke të re. Mbi kremtimin e Meshës së dritës e varrimin, nga Shkodra të ndjekim shërbimin e Jolanda Babës......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.