2011-07-14 16:18:29

Mbledhja e Fondacionit Populorum Progressio në mbrojtje të bashkësive të lashta vendase të Amerikës Latine do të mbahet në Brazil.


Nga data 19 e deri më 24 korrik pranë Manastirit të Shndërrimit të Zotit në Castanhal, afër qytetit Belém do Parà, në Brazil, do të mbahet mbledhja e përvitshme e Këshillit të Administratës së Fondacionit Populorum Progressio, që nga themelimi tij më 1992, deri te Këshilli Papnor Cor Unum. Si çdo vit, Prelatët që janë anëtarë të këtij fondacioni, janë të thirrur të miratojnë financimin e projekteve në favor të bashkësive vendës, metis e afroamerikanë bujq të Amerikës Latine e të Karaibeve. Kujtojmë se Fondacioni Populorum Progressio lindi me Papën Palin VI por qe Papa Gjon Pali që më 1992, me rastin e pesëqind vjetorit të ungjillëzimit të Amerikës Latine, ai që i dha një hov të madh. Qëllimi kryesor është ndihma popullsive e bashkësive vendore të pambrojtura. Kisha katolike duke njohur realitetin e shumë popujve të kashtë vendas, është e angazhuar në mbrojtje e ndihmë të këtyre popujve e bashkësive që jetojnë në tërë Amerikën Latine.







All the contents on this site are copyrighted ©.