2011-07-14 12:20:17

Briri i Afrikës i sfilitur nga thatësira e uria


Alarmi i OKB-së dymbëdhjetë milionë njerëz të kërcënuar nga vdekja për shkak të urisë. Kombet e Bashkuara përsërisin thirrjen për të ndihmuar 12 milion njerëz, pjesa më e madhe e të cilëve janë fëmijë, që rrezikojnë seriozisht vdekjen nga uria që ka shkaktuar thatësira e madhe në Bririn e Afrikës. Sipas deklaratave të djeshme në Gjenevë të relatorit të ushqimit, Oivier De Schutte, thatësira aktualisht godet 3,2 milion njerëz në Kenia, 2,6 milion në Somali, 3,2 milion në Etiopi e 117.000 në Xhibutì, Vende ku është vështirë të verifikohen të dhënat, ndërsa në pjesën tjetër të rajonit vlerësohet se janë mbi tre milion njerëz që jetojnë në të njëjtat kushte teje të rënda për mungesë buke e uji. De Shutter saktësoi se në shumë zona të Bririt të Afrikës ekziston një numër shumë i lartë i njerëzve që janë keq të ushqyer, të cilëve u mungon një kafshatë buke për mbijetesë e këta janë 30 për qind fëmijë. Posaçërisht dramatike është situata në Somali, ku mase gjysma e popullsisë përbëhet nga emigrimet e brendshme dhe refugjatët nga jashtë që ka shkaktuar lufta civile.







All the contents on this site are copyrighted ©.