2011-07-13 18:50:40

Rezolutë e re e OKB-së kundër rekrutimit të fëmijëve


Këshilli i sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka miratuar një zëri një rezolutë kundër përdorimit të fëmijëve në konflikte të armatosura e kundër dhunës, viktimë e së cilës janë në shumë raste e vende. Rezoluta u kërkon Shteteve anëtare “të adoptojnë nisma vendimtare e të menjëhershme kundër atyre që gjatë konflikteve të armatosura bëjnë shkelje të të drejtave të fëmijëve dhe abuzojnë kundër fëmijëve”, dhe i qortojnë Shtetet anëtare t’i “sjellin para drejtësisë përgjegjësit e abuzimeve e të shkeljeve të këtyre të drejtave”, që mbrohen nga ligjet ndërkombëtare”. Ndër dhunimet, dokumenti i OKB-së specifikon “rekrutimin dhe përdorimin e fëmijëve si ushtarë, vrasjen e prerjen e gjymtyrëve, sakatimin, përdhunimin e dhunime tjera seksuale”, si dhe sulmet kundër shkollave e spitaleve.
Teksti i miratuar insiston mbi përgjegjësinë e Shteteve që duhet t’i “japin fund mosdënimit, pra pandënueshmërisë” nga e cila kanë përfituar të gjithë ata që kanë përdorur dhunën mbi fëmijët. Në rezolutën e tyre, pesëmbëdhjetë Vendet e Këshillit të sigurimit “përtërinë thirrjen e tyre drejtuar palëve të përfshira në konflikte të armatosura të përgatisin planet e veprimeve për të ndalur rekrutimin dhe përdorimin fëmijëve në luftime”.







All the contents on this site are copyrighted ©.