Më 13 korrik kalendari kishtar përkujton shën Henrikun II
Duka i Bavarìsë, qe kurorëzuar perandor më 1014 nga Papa Benedikti VIII. Mbretëroi
duke u përkujdesur për promovimin dhe ngritjen njerëzore të krishterë të njerëzve.
Prapa insistimit të tij papa Benedikti VIII e vendosi Besojmën e krishterë në Meshën
e së dielave e të festave kryesore. Nëse Henriku II hyri në rrugën e shenjtërisë
personale e të reformës së Kishës, kjo është meritë edhe e bashkëshortes së tij, Kunegondës,
gruas së jashtëzakonshme me shpirt tejet delikat. Pasi u kurorëzua perandor në bazilikën
e shën Pjetrit në Vatikan, më 14 shkurt të vitit 1014 nga papa Benedikti VIII, Henriku
ndjeu thellë përgjegjësinë e madhe që kishte ndaj krishterimit dhe nisi veprën e reformës,
duke pasur pranë vetes njerëz të shenjtë si Odiloni Clynit, Rikardi i shën Vanne e
Romaludi, themelues i murgjve kamaldolezë. Vdiq në vitin 1024. Në një letër drejtuar
popullit të vet, Henriku II pat shkruar: “Mësimet e Shkrimit Shenjt, Biblës na ftojnë
t’i braktisim pasuritë e përkohshme e rahatitë e kësaj toke e të kërkojmë me çdo mjet
arritjen ndër banesat e amshuara të qiellit”. Shën Henriku II Perandor është shembull
ndershmërie dhe drejtësie në artin e vështirë të qeverisjes: për këtë shën Henriku
është zgjedhur si pajtor qiellor i mbretërve dhe i perandorëve.