2011-07-12 15:13:30

Papa kërkon gjatë korrikut të lutemi për lehtësimin e vuajtjeve të të sëmurëve nga Sida.


Papa Benedikti XVI i fton besimtarët t’i lutën Zotit “për të krishterët që të kontribuojnë në lehtësimin e vuajtjeve materiale e shpirtërore të të sëmurëve nga Sida, posaçërisht në Vendet më të varfra”: ky është qëllimi i përgjithshëm i lutjes që Benedikti XVI ia beson Apostullimit të lutjes për muajin korrik.
Si për çdo muaj, edhe për korrikun ekziston një qëllim i lutjes, që kësaj here i kushtohet e motrave “rregulltare në tokat e misioneve”, që të “jenë shenjë e gjallë e dashurisë së Krishtit”.
Çështja e Hiv-it, duhet thënë se ka një aspekt paradoksal: nga pikëpamja e fakteve dhe ndihmës, Kisha, përmes strukturave të veta, përkujdeset për mase 25% të sëmurëve nga Sida në mbarë botën. Në disa zona afrikane përqindja arrin deri edhe në 100%. Po në fushën e mediave bashkësisë katolike shpesh i drejtohen vetëm akuza e kritika. Në realitet, Kisha, në fushën e ndihmës së njerëzve që janë të infektuar nga Sida – pohon vendosmërisht Benedikti XVI – “bën më shumë se të gjithë të tjerët”.







All the contents on this site are copyrighted ©.