Më 12 korrik kalendari Kishtar përkujton shën Gjon Gualbertin, abat
Themelues i Urdhrit murgar të Vallombrozianëve, shën Gjon Gualberti deshi t’i kthehej
mësimeve të Apostujve e Etërve të Kishës, duke theksuar aspektet e varfërisë e të
punës së krahut, punës fizike, duke u angazhuar vendosmërisht e drejtpërdrejt në reformën
e manastireve murgare. Një të Premte të Madhe Gjon Visdomini hasi në një vend të
vetmuar, jashtë Portës së Shën Miniatit, në rrethinat e Firences, vrasësin e të vëllait.
Pa menduar dy herë, nxori shpatën nga milli. Kundërshtari, i pa armatosur, ra
në gjunjë dhe hapi krahët, duke kërkuar, në heshtje, mëshirë. Hija e trupit të tij,
me krahët hapur, në trajtë kryqi, e preku thellë Gjonin. E ngriti nga toka vrasësin
dhe e mori ngrykë. Që nga ky çast vendosi të largohej nga zhurma dhe inatet e
botës e të ndiqte jetën rregulltare. Hyri ndër murgjit benediktinë dhe e mbrojti kishën
nga barinjtë e rremë, siç ishin vetë abati i benediktinëve dhe ipeshkvi i Firences.
Më 1073, pak para se të vdiste, u la murgjërve të tij këtë porosi: “Kur dëshironi
të zgjidhni një abat, zgjidhni ndërmjet fretërve më të thjeshtin, më të ëmblin, më
të përulurin”.